Një numër shqiptarësh që kërkonin të udhëtonin drejt Belgjikës janë kthyer mbrapsht këtë të diel në aeroportin e Rinasit duke shkaktuar befasi e irritim.
Shkak është bërë një urdhër i lëshuar nga ministria e brendshme belge se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt këtij vendi duhet të pajisen me një leje e posaçme e cila duhet të lëshohet nga ambasada e Belgjikës me seli në Sofje të Bullgarisë.
Pasagjerët thanë se në vendin e kontrollit të pasaportave ka pasur policë europiane të cilët i kthyen mprapsht.
Deri tani nuk ka asnjë lajmërim apo sqarim nga autoritetet shqiptare në lidhje me këtë problem. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












