Gjiknuri komenton problemet me Ballën: Ndryshimet në parti nuk u bënë që të ulin apo ngrenë dikë

Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri komentoi sot pozicionin e ri të tij, që e mbante më parë Taulant Balla.

Gjiknuri tha se kjo lëvizje është bërë për riogranizim të ri e jo për të ulur dikë apo ngritur dikë.

”Z.Balla ka një detyrë shumë të rëndësishme, mendoj ndarja e dy funksioneve gjithmonë është bërë për në funksion të riorganizimit më të mirë, s’ka pasur qëllim të zvogëlojë dikë apo të rrisë dikë tjetër.”- deklaroi ai.

Keni nisur me një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit?

Do zgjasë deri në fund të vitit e fillimi i vitit do gjejë PS edhe me një statut të ri e riorganizim të ri për t’ju përgjigjur sfidave që kërkon mandati i tretë.

Se mandati i tretë është i vështirë njerëzit kanë pritshmëri ka pasur dhe probleme që ne duhet ti adresojmë.

A ka pakënaqësi brenda PS e si do i menaxhoni ju si Sekretar i Përgjithshëm?

Nuk e di, mund të jenë konstaftime të natyrës së anektodave. Natyrshëm brenda një organizate mund të ketë, por do fashitet rrugëve se jam i bindur që PS ka kaluar aq prova sa të mbajë gjithë ekuilibrat e nevojshëm për të nxjerrë më të mirën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...