Ish deputeti Mark Marku rrëfeu sot kundërshtitë që kishte pasur me lidershipin e PD-së lidhur me listat e demokratëve në qarkun e Lezhës.
Marku tha në emisionin “Opinion” se kishte qenë kundër Bashës dhe Bardhit sa i takon emrit të Elda Hotit, e cila tanimë do të zërë tanimë vendin e tij në Kuvendin e ri.
“Për zonjën Hoti nuk e dija fare sepse kisha propozuar një djalë të mirë, mësues, duke i thënë se nuk do jesh te lista fituese por do të promovoj. Në një moment e heqin dhe fusin këtë Eldën që unë nuk ia kisha dëgjuar emrin. Nuk e dija që ishte deputete. Më thanë të fusim këtë. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi e kanë futur. U thashë nuk e njoh kush është kjo. Është deputete më thanë, aq më keq u thashë, nuk e njeh askush. Deputete e LSI-së, u thashë por a jeni në vete!. Kishte qëndruar në Parlament duke thyer vendimin e opozitës. U thashë absolutisht jo. Mbas një dite më thanë nuk kemi çfarë ti bëjmë aleatit, e futën përmes partisë së Mediut. Nuk e dija që do dilte ajo, i pesti atje është Zef Gjoka, një nga burrat më te nderuar të Lezhës“, u shpreh Mark Marku. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












