Orë të vështira në det pasi dallgët i përmbysin varkën në Shëngjin, shpëtohet 35 vjeçari

Shares

Policia Kufitare Shëngjin në bashkëpunim me Policinë Kufitare Shkodër shpëtojnë një 35-vjeçar që rrezikoi të mbytej në det, i cili kishte dalë bashkë me familjen në një mjet të vogël lundrues, ku si pasojë e dallgëve të mëdha mjeti u fundos.

Shërbimet e Policisë kufitare Shëngjin kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues të Policisë menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe sherbimet e Policisë Kufitare Shkodër.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare u bë e mundur të shpëtohet shtetasi: D.P., 35 vjeç.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin nga mjeti lundrues, ndërsa shtetasi D.P., nuk ka arritur të zbresë, pasi e kanë tërhequr dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin e tij lundrues.

Ndërhyrja në kohë e Policisë Kufitare, bëri të mundur shpëtimin e shtetasit D.P., i cili është dërguar në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familjarët janë dërguar në banesën e tyre në Shëngjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...