Deklarata e Berishës për parlamentin të premten, si po sillet PD në terrenin e ‘non grata’

Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në parlament ditën e premte, kur nis edhe legjislatura e re, deklaroi ai në emisionin “Now” me Erla Mëhillin.

“Unë nuk fshihem prapa mandatit”, u shpreh z. Berisha. Sovraniteti i vendit është shprehur me votën e qytetarëve, ndaj në asnjë lloj rrethane ai nuk mund “ta shkelmojë sovranitetin e Shqipërisë”. Ish-kryeministri theksoi se nuk do të ketë tërheqje nga ana e tij.

Në vijim ish-kryeministri Sali Berisha vlerëson si “qëndrimin që duhej mbajtur” qëndrimin e PD-së në raport me çështjen e tij kundër departamentit të shtetit amerikan që e ka shpallur atë “non grata”. Berisha tha se PD ka kërkuar transparencë në raport me akuzat që i janë ngritur atij në argumentimin që DASH ka bërë në shpalljen “non grata”.

“Mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhej të mbahej, ka kërkuar transparencë, që PD të konsolidojë apo të marrë qëndrim ndaj një personi, apo Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte, dokumente dhe prova, jashtë tyre, PD qëndrim tjetër nuk mund të mbajë,” – u shpreh Berisha.

“Nëse PD do të gjendej para provave, fakteve, dokumenteve për çka Sali Berisha është akuzuar, PD do të bënte gabim historik nëse nuk merrte vendim për përjashtimin e tij nga partia,” – tha Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...