EMRI/ Dallgë në Liqenin e Prespës, përmbyset varka, zhduket peshkatari

Shares

Një peshkatar u zhduk në liqenin e Prespës pasi dallga i përmbysi varkën me të cilën po peshkonte.

“Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit Stavri Vesilovski, 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur, njofton policia.

Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...