Bashkia e Durrësit, tre vlerësime të ndryshme për tërmetin për të njëjtin pallat

Shares

Një pallat në Durrës ka marrë tre herë vlerësime të ndryshme për dëmtimet nga tërmeti prej bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Ndërtimit duke hedhur dyshime të forta për saktësinë e marrjes së vendimeve të tilla edhe për shumë banesa.

“Për  45 familjet e pallatit nr.901, në rrugën “Kristo Sotiri” në Durrës,  nuk kanë fund “gabimet njerëzore”  si nga Instituti i Ndërtimit ashtu edhe nga Bashkia e Durrësit, të cilët pohojnë dhe mohojnë vendimet e nxjerra po nga vetë ata.

Pallati në fjalë u dëmtua nga tërmeti tragjik i nëntorit të vitit 2019. Nga ajo periudhë e deri më tani, për këtë pallat kanë dalë tre lloje ekspertizash, mbi nivelin e dëmtimit që ka marrë”, raporton a2neës.

Sipas burimeve të këtij televizioni, ky nivel dëmtimi, i përcaktuar fillimisht si DS2, ka bërë që banorët të përfitojnë nga grantet e qeverisë për riparimin vetjak. Ndërkohë, një përcaktim i dytë e ndryshoi dëmtimin në nivel DS4, ose për shkatërrim, ndërkohë që ankesat e banorëve kanë bërë që vendimi të rishikohet, duke e rikthyer vlerësimin sërish në nivel DS2. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...