Dy katedrale me emrin e Nënë Terezës, kërkesa e gazetarit “zbulon”kishat me emrin e shenjtores

Shares

Janë dy kisha shqiptare që mbajnë emrin e Nënë Terezës, ajo e Prishtinës dhe e Vaut të Dejës ndërkohë që pak njerëz e dinë këtë gjë ndërsa sot në Tiranë u përkujtua 111 vjetori i lindjes se Shën Terezës.

Gazetari Gert Shella shkruajti për nevojën e një kishe me emrin e saj në Shqipëri.

Shënimi i Shellës: Katedralja e munguar e Shën Terezës ne Shqiperi !

Ne 26 Gusht 1919 lindi Nene Tereza, nderuar nga Kisha e Shenjte Katolike si Shen Tereza e Kalkutes. Kur u pyet për historinë e saj personale, Nënë Tereza tha: ‘Me gjak jam shqiptare. Nga shtetësia jam indiane. Me besim, jam një murgeshë katolike. Sa i përket thirrjes sime, unë i përkas botës. Sa i përket zemrës sime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”

Eshte ne nderin tone si bashkekombas te saj, ne nderin e Kishes Katolike, por nuk do hezitoja te thoja edhe te Kishes Orthodokse, qe ne Shqiperi te kete nje kishe ne emer te saj. Kisha Shen Tereza do na e sjelle me prane shpirtin e Shenjtores qe lindi kombi yne, se te vetme shenjtore Nobeliste në historine e njerëzimit …te vetmes shqiptare qe mori vleresimin me te madh per Paqen.

Ndërkohë që në komentet poshtë shënimit mësohet se janë dy kisha me emrin e Shën Terezës, ajo në Prishtinë dhe në Vaun e Dejës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...