Këto janë fotografitë e para të viktimave që u qëlluan nga një person i armatosur në Plymouth, Britani, i quajtur Jake Davison.
Sophie Martyn, 3 vjeçe dhe babai i saj Lee, 43 vjeç, u qëlluan rastësisht kur Davison hyri në Biddick Drive dhe i qëlloi për vdekje ndërsa po ecnin në rrugë.
Ata u dërguan me urgjencë në një spital pranë Derriford, ku punon edhe gruaja e Lee, por babë e bijë ndërruan jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i mbajtur në jetë.
Homazhe të shumta kanë ardhur në adresë të viktimave që humbën jetë gjatë një sulmi makabër që zgjati vetëm gjashtë minuta, ndërsa u zbulua se Sophie ishte birësuar nga Lee dhe partnerja e tij e dytë vetëm dy vite më parë.
Një mik i tij shkruante: Ti ishe një zotëri kaq dashamirës, i cili vë gjithçka para vetes për të ndihmuar të tjerët, kemi ndarë shumë kujtime së bashku, nuk do t’i harroj kurrë gjërat që ke bërë për mua.
Një tjetër shkruajti: Unë jam plotësisht i shqetësuar që një vëlla dhe një mbesë ikën nga kjo botë në një mënyrë kaq të tmerrshme, zemra ime po thyhet për mikun tim dhe familjen e tij me këtë ngjarje kaq të dhimbshme.
Pasi vrau Sophie dhe Lee, Davison shkoi në një zonë ngjitur të parkut dhe hapi zjarr ndaj Stephen Ëashingon, 59 vjeç, pak para se të vriste Kate Shepherd, jashtë një salloni bukurie.
Fqinjët thanë se Uashingtoni ishte duke ecur me dy kafshët e tij Huskies përgjatë një rruge të mbuluar me pemë pranë shtëpisë së familjes Davison, kur ai u qëllua nga 22-vjeçari.
Autori i sulmit, i cili e përshkruan vetveten si një “i virgjër i shëmtuar” dhe bodybuilder, kishte vrarë dje nënën e tij, Maxine, 50 vjeçe, ndërsa i kishte hyrë në shtëpi në qytetin Devon me një armë gjahu.
Pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, Davison, i veshur me të zeza, qëlloi më pas për vdekje Sophien dhe babanë e saj Lee.
Ai u kthye dhe qëlloi pastaj mbi Ben Parsonage, 33 vjeç, i cili po shëtiste së bashku me nënën e tij, e cila ende nuk është identifikuar. Ata janë shtruar në spital dhe po vazhdojnë të marrin ndihmën mjekësore.
22-vjeçari qëlloi për vdekje Stephen Washington në një park aty pranë dhe plagosi shumë rëndë Kate Shepherd, jashtë një salloni bukurie, pak para se të qëllonte veten.
MailOnline zbuloi se 22-vjeçari ishte një YouTuber, i cili fantazonte se ishte një Terminator dhe tallej me të qenit i virgjër dhe i shëmtuar, duke shprehur afërsinë e tij me lëvizjen “incel”, e cila lidhet me vrasjet masive nga mizogjinistët në SHBA dhe Kanada.
Vetëm sot YouTube dhe Facebook fshinë llogaritë e tij të mbushura me urrejtje.
Një mik i familjes shkruajti në Facebook dje se personat e afërt të familjes, duke përfshirë edhe nënën e tij Maxine, kishin kërkuar nga autoritetet që ta ndihmonin në kurimin e shëndetit të tij mendor. Familja madje i kishte kërkuar policisë që ta kontrollonte, pasi ai fliste dhe vepronte shumë çuditshëm, por ata s’e kontrolluan atë. Bilanci: Gjashtë viktima. Pergaditur nga Panprama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












