Deputeti i Korçës Ervin Salianji ka lajmëruar sot rikthimin e disa ish drejtuesve në vite të PD së Korçës, duke zëvëndësuar kështu dorëheqjen e shumë drejtuesve te seksioneve dhe grupseksioneve që ndodhën në këtë degë javët e fundit.
“Kënaqësi e veçantë që pas kontributeve të pakdërprera në vite rikthehen dhe në degë për të vazhduar ndihmën aktivisht ish kryetarët e degës Korçë në vite dhe ish kryetarët e bashkisë të zgjedhur nga PD.
Askush nuk kërkoi privilegje dhe as ofiqe por me eksperiencën dhe njohjen e tyre kontribuojnë, jetojnë me ngjarjet e PD dhe i japin Partisë Demokratike.
Berti Kotmilo ish kryetar bashkie, Bujar Isaku kirurg me reputacion ish kryetar dege, Isuf Saliçe doktor ish kryetar dege, Agron Haizsllari noter ish kryetar dege, Gjergji Papa pedagog ish kryetar dege, Gjergji Mero Dekan ish kandidat për Bashkinë Korçë…
Demokratët kanë identitet të fortë, përkatêsia i bashkon nga çdo ndasi. Koha është për bashkim të çdo kontributi.
Bashkë me Sorina Koti dhe drejtuesit e komanduar të degës, Ledina Alolli, Flamur Sala”, poston Salianji. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/