Pesë viktima janë konfirmuar, ndërsa dyshohet për shumë të tjerë në Plymouth, Angli, pas një sulmi me armë që nga policia nuk është lidhur me terrorizmin.
Sulmi me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, nga një person ende i paidentifikuar i cili u qëllua nga Policia britanike ndërsa ka ndërruar jetë nga plumbat e marrë gjatë përplasjes me armë zjarri.
Sekretarja e Brendshme, Priti Patel u bëri thirrje të gjithëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin këshillat e policisë dhe të lejojnë shërbimet që të vazhdojnë punën e tyre. Ndërsa Johnny Mercer, një deputet konservator lokal, me një postim në Tëitter tha se nuk është një sulm terrorist, por është një ngjarje tragjike dhe e rëndë.
Ndërkohë që ende nuk dihet as dinamika e plotë e ngjarjes dhe shkaku i sulmit me armë zjarri, ndërsa numri i saktë i viktimave pritet që të konfirmohet në orët në vijim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/