Në Karaburun, Tragjas e Radhimë, po digjen hektarë të tërë me bimësi e pyje prej 4 ditësh nga ku rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.
Punonjësit e zonave të mbrojtura prej ditësh luftojnë me flakët ndërsa dje në ndihmë të tyre shkuan edhe 40 ushtarë nga reparti i Poshnjes në Berat dhe Pashalimani, por janë larguar sot.
Askush nga qeveria nuke ndihmon kryetarin e Bashkisë Leli. Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, thotë se është vetëm një helikopter i emergjencave në dispozicion, i cili është në remont pas ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit në malin e Tomorrit.
Ndërkohë, ditën e sotme është riaktivizuar zjarri edhe në Tragjas, pas dy ditësh vënie nën kontroll nga zjarrfikësit.
Në zonë ne Radhimës zjarri është vënë nën kontroll, por u dogjën me dhjetëra hektarë pyje e ullishte, ku flakët rrezikuan edhe bizneset e banesat që ndodheshin përreth, por fatmirësisht nuk u prekën.
Për zjarrin në Radhimë policia ka arrestuar Viktor Habilajn, bari, si autor të zjarrvënies, ndërsa nuk dihet nëse ishte aksidentale apo e qëllimshme. Ndërkohë për vatrat e tjera të zjarrit që vijojnë të ‘djegin’ ende Vlorën, nuk dihet ende shkaku.
Nuk ka ndodhur asnjëherë që për zjarre të tilla qeveria të mbyllë sytë dhe helikopterit të kalojnë në remont.
Nëse e bëjnë për inat të kryetarit të bashkisë Dritan Leli, kjo është e tepërt. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/














