Mediat greke kanë zbardhur telefonata të bullgarit që përdhunoi 7 herë pastruesen shqiptare në Athinë.
Një bisedë e përgjuar nga policia tregon edhe arsyen se pse bullgari e bëri këtë veprim.
Ai po bisedonte me të ëmën dhe i shpjegon asaj momentin e përdhunimit të shqiptares 50 vjecare.
Pjesa nga biseda telefonike me nënën:
Nëna: Më dëgjo, po të pret burgu. Çfarë bëre, të gjithë pot ë kërkojnë ty! Ku je, çfarë bëre
Autori: Çfarë kam bërë?
Nëna: A e di çfarë ke bërë?
Autori: E di! Mama duhet ta kisha bërë këtë kohë më parë
Nëna: Pse?
Autori: Ti nuk e di çfarë numrash më ka bërë ajo mua, ti e di që shqiptarët më kërcënonin. Këtë po priste ajo, e dinte që isha aty.
Nëna: Më dëgjo, e gjithë Greqia po të kërkon ty, kanë dalë lajmet në internet. Çdo ditë të kërkojnë në lajme, kanë vendosur kamera tek dera e shtëpisë dhe kanë marrë shenjat e gishtave. Do shkosh në burg dhe se di si do të durosh, nuk e di.
Autori: Qetësohu nënë, jam larg. Do kalojë
Nëna: Ku?
Autori: Unë do largohem, nëse nuk më gjejnë brenda 3 muajve do harrohet.
Nëna: Në internet thonë se e ke përdhunuar 7 herë dhe unë i thashë nuk e di, i tregova numrin tënd të telefonit
Autori: Çfarë numri i ke dhënë? Këtë?
Nëna: Po numrin tënd
Autori: Duhet ti kishit dhënë numrin e vjetër
Nëna: Bëj kujdes, lahu, kujdesu për veten sepse unë nuk mundem më. Babai yt pësoi sulm në zemër, tani s’mund të shkoj në shtëpi sepse do më rrahin. Çfarë më bëre tani, çfarë?! Po vdisja dje.
Autori: Hesht
Nëna: 45 deri në 50 vite burg
Autori: U zemërova dhe nuk munda ti kontrolloja nervat, e kapa dhe e godita. Nuk e përdhunova, thjesht e rraha. Më hipën nervat
Nëna: Ti nuk e kupton. Çfarë do bësh
Autori: E di, qetësohu, gjithçka është mirë. Policët nuk kalojnë këtu dhe asgjë s’më ndalon tani
Nëna: A do të lënë? Shkruhet në internet se e ke përdhunuar 7 herë
Autori: S’ka kush ta besojë, s’ka dëshmitarë. Pa dëshmitarë asgjë nuk mund të bëhet.
Nëna: Se di, duhet të marrim avokat
Autori: Nuk ka dëshmitarë dhe s’mund ta provojë
Nëna: Ata po presin poshtë, gazetarët kanë shkruar se e ke përdhunuar 7 herë, çdo ditë policia të kërkon, ke dalë në lajme/ a e di?
Autori: Shoh lajmet nga telefoni
Nëna: Shko fshiu sepse s’mund të të ndihmoj. Ji i kujdesshëm sepse nëse të ndihmoj më kapin edhe mua
Sipas dëshmisë së pastrueses shqiptare ajo po priste ashensorin në pallatin ku punonte rreth orës 08:00 të mëngjesit të 19 qershorit kur shtetasi bullgar e mori me forcë në apartamentin përdhese ku jetonte.
Sipas saj, atje ai e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur, duke ushtruar dhunë fizike mbi të.
50-vjeçarja shqiptare arriti që të ikte nga banesa rreth orës 17:00 dhe denoncoi përdhunuesin në polici.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












