Laura Nezha parukiere dhe Mehmet Xhelili pedagog letërsie do të performojnë sot dhe nesër në orën 21:00 në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve në një dekor mbreslënës komedinë e anglezit të famshëm Willy Russell.
Komedia eshte përkthyer mjeshtërisht nga Artur Lena.
Asistente të regjisorit Kiço Londo do të jenë të paepurat Klaudja Piroli dhe Flobensa Bezati.
Rita e Laura Nezhës e pakënaqur me jetën e mërzitshme të punës si parukjere, regjistrohet në një Universitet te Hapur.
Frank i Mehmet Xhelilit, një profesor i vjetër dhe i nderuar pranon të udhëheq kursin si shtesë për të ardhurat e tij.
Takimi dhe njohja e tyre përmes situatave komike dhe lirike do të ketë një ndikim të ndërsjellë.Mendojmë se nuk do të ketë teatërdashës që nuk do ta pëlqejë komedin brilante “Duke edukuar Ritën”.
Rezervoni 0694820625
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












