
Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë kanë vendosur transferimin e 12 mijë numrave të telefonit për policinë nga Vodafon tek kompania One, një operator bullgar që pak kohë më parë bleu operatorin mobile shqiptar Telekom, pjesë e rrjetit të Dojce Telekom.
Ky shërbim ofrohet prej 14 vjetësh nga një brend ndërkombëtar i certifikuar si Vodafone, ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e këtij ndryshimi.
Burimet të besueshme thanë se kontrata aktuale nuk ka pasur anomali teknike dhe as probleme të sigurisë. Megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar pasi përmes rrjetit vodafone në Tiranë u hakua telefoni i kreut të opozitës Lulzim Basha pak para fushatës elektorale të 25 prillit në një emision direkt përmes një mesazhi që krijonte situatë favorizuese për kryeministrin e vendit Edi Rama.
Mediat online si ora neës kanë shkruar sot se One ka probleme etike për shkak të pronesisë nga një person i akuzuar për lidhje em mafien. “Pronari kryesor i One është shtetasi bullgar Spas Roussev, i cili dyshohet për lidhje me mafian bullgare, rrjete të tjera kriminale dhe i dyshuar kryesor për manipulimin e një ankandi në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe pse këto dyshime nuk janë të provuara, kalimi i telefonisë dhe komunikimeve të Policisë së Shtetit, përfshi aksesin në bazat e të dhënave kriminale tek një kompani si One, duket se krijon shqetësime serioze”, transmeton ora tv.
Transferimi i numrave të telefonit nga institucionet publike me pak zyrtarë është prej shumë vitesh një biznes për drejtuesit e këtyre institucioneve pasi përfitojnë dhurata që shpesh arrijnë në disa mijëra euro.
Por kur bëhet fjalë për 12 mijë numra telefoni biznesi është shumë më i lakmueshëm dhe nuk mbetet thjesht në dhurata të shtrenjta.
Kompanitë e mëdha telefonike në vend janë sferë influencash dhe interesash të njerëzve me pushtet. Kompanitë shpesh nuk respektojnë ligjin për garat dhe shërbimet nënkontraktuale duke i shpërndarë ato për të furnizuar mbështetje nga pushteti dhe qeveria. Kjo ndodh me Vodafon, One dhe Albtelekom. Pak kohë më parë AKEP u përfshi në një valë debati për shkak të vaforizimit që po bënte për një kompani mediatike me lidhje biznesi me familjen Veliaj.
Të tre kompanitë kanë ndërtuar politika publicitare të njëanshme me mediat duke favorizuar politikisht vetëm një pjesë prej tyre dhe duke rrënuar të tjerat. Ato kanë përgjegjësi për vdekjen e medias së lirë dhe të pavarur njësoj si qeveria dhe pronarët e këtyre mediave. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











