SPAK ka thirrë për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me tenderat e Fierit, deputetin e zgjedhur socialist, Petro Koçi.
Kreu i PS-së në Fier postoi në rrjetet sociale se tenderat në Bashkinë e Fierit, tha se janë në duart e trafikantëve.
Një ditë më parë u mësua se SPAK kishte nisur verifikimet për deklaratat e forta të kreut të PS-së në Fier.
Ne postimin e tij në Facebook, Petro Koçi fliste për “protagonistë të trafikut te droges dhe te dhunes” që sipas tij fitojnë tendera publikë.
Marrjen e tenderave, ata e realizonin sipas kreut të PS-së, “ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit”.
Ndërkaq ish kryeministri Berisha ka publikuar në rrjete sociale se sherri për tenderat në Fier ka nisur për 200 mijë euro që drejtori i kadastrës nuk ia ka dhënë kryetarit lokal.
Postimi i Berishës:
200000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin!
Lexoni denoncimin e socialistit dixhital! sb
Jam nje socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier. Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha skam Pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek kadastra. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe Ia kane nisur Edi Rames. Edhe subashin e sulmon ngaqe subashi nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek.
Bushi i tha publikialsht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro
Por ka reaguar fill më pas edhe deputeti Petro Koçi:
Reagimi i Petro Koçit:
O plaku Mere kaq shume te djeg ndershmeria e te tjereve? Ke ikur jo vetem me gjithe tespie por edhe nga mendte! Linde e u plake dreqëndëbark! Njerez te mire e te paster mos u dekurajoni! Ky kerkon qe ti beje te gjithe si veten e tij, zedhenesa te korruptur te botes se krimit! Drejtesia do fitoje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












