Një polic i Shqiponjës plagosi një person me mjetin e tij sot gjatë shërbimit duke shënuar rastin e dytë brenda një dite që efektivë të policisë godasin me mjetet e tyre persona të tjerë.
Rasti i parë ndodhi në mëngjes në Kamzë.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












