Ish-zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka kërkuar sot heqje të masës së sigurisë arrest shtëpie me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për të prishur provat apo për t’u larguar.
Ish-minstrja e Brendshme, akuzohet për veprën penale “ushtrim ndikimi të paligjshëm” pas një hetimi ku rezultoi se kishte marrë një mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani duke u premtuar në këmbim një vend pune në shtet.
Edhe pse Florida Beu aplikoi në disa vende në ministri, nuk ka kaluar as fazën e parë të konkurrimit dhe nuk ka fituar vend pune.
Rasti i Vodës është në vëmëndje të mediave shumë më tepër se sa dhjetra raste të tjera tashmë të gjykuara te fshehura ku shteti ka humbur miliona euro. Është e dukshme përpjekja që rasti Voda të shërbejë si koracë për korrupsion në nivele të larta të qeverisë me dëm të madhe ekonomik për vendin. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












