LSI, presioni i parë për Bashën për kandidaturat për zgjedhjet vendore: Do vëmë Metën në Tiranë

Shares
Foto e mëparshme e takimit Meta-Veliaj(ilustruese)

LSI ka nisur presionin e parë sot për kreun e opozitës Lulzim basha lidhur me zgjedhjet lokale. Përmes gazetës Koha Jonë që mbështet Presidentin Ilir Meta i ka kërkuar më shumë hapësirë përtej rezultati elektoral në zgjedhjet e 25 prillit për zgjedhjet e pritshme vendore që mund të zhvillohen edhe para afatit të tyre për shkak të vendimit të Kushtetueses.

Gazeta shkruan se Ilir Meta do të jetë kandidati i përbashkët i opozitës në Tiranë përballë Erion Velisë dhe nëse basha e refuzon këtë kandidaturë atëherë nuk do të ketë koalicion PD-LSI në zgjedhjet lokale dhe se PD në këto kushte nuk mund të marrë asnjë bashki.

LSI e mbështeti Erion veliaj në zgjedhjet e vitit 2015 ndërsa zgjedhjet e vitit 2019 opozita i bojkotoi duke lënë hapësirë për të majtën për të marrë gjithë pushtetin vendor, një rezultat që e ndihmoi shumë atë të fitonte edhe zgjedhjet parlamentaret ë 25 prillit 2021.

Meta përfundon mandatin e Presidentit pas një viti nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij.

LSI mori vetëm katër deputetë në zgjedhjet e 25 prillit edhe pse grumbulloi më shumë se 100 mijë vota në të gjithë vendin për shkak të sistemit zgjedhor. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...