Deputeti i PS në Fier Petro Koci ka përshkruar një situate frikshme në Fier në lidhje me investimet dhe përfshirjen në paranë publike të kriminelëve dhe trafikantëve.
Për herë të parë një zyrtar brenda mazhorancës përmes një postimi të shkurtër tregon se sa e rëndë është gjendja e krimit në vend dhe se si krimi i organizuara po shtrin pushtetin e vet edhe mbi vetë pushtetin.
Petro Koci më herët ka qënë zëvëndësministër i Mbrojtjes në qeverinë Rama ndërsa në qeverinë Nano ka qënë ministër i Brendshëm.
Postimi i plotë i Kocit:
Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji.
Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.
Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.
Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.
Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












