Debate në kryesinë e PD për analizën e humbjes së 25 prillit, nënkryetarët kundër përfundimeve për Durrësin dhe Korçën

Shares

Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes disa anëtarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Sipas disa anëtarëve analiza e përgaditur për humbjen nuk pasqyron realitetin.

Por Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai, por është bërë sipas një plani nga konsulentët raporton gazeta Panorama.

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza. R.p

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...