Kronika e Tiranës, 6 në pranga, dhunues të prindërve, pijanecë që bëjnë aksident dhe hajduti i famshëm i bicikletave

Shares

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 38 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale të ndryshme duralumini. Nga veprimet hetimor të kryera rezulton se ky shtetas është autor dhe i 5 vjedhjeve të tjera (3 biçikletash, 2 motomjete).

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim H. B., 55 vjeç(i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, ku i kanë mbetetur për të vuajtur dhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ‘”Dhuna në familje”.

Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.

Specialistet e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

H. R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

I. L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

K. H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...