Italiani, dasmë luksoze dhe të gjatë në Vlorë, në fund paguan me çek fallco

Shares

Një italian bëri dasmën në Vlorë, mbajti dasmorët një javë në hotel dhe në fund pagoi me cek fallco.

“Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare. Deri këtu duhet e gjitha në rregull, përveç një detaji! Dhëndri iku pa paguar, në fakt pagoi me çek fals të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të tyre për një javë!”, denoncon hotel Regina në Vlorë.

Në kushtet që biznesi mezi pret sezonin të rimëkëmbet, një mashtrim i tillë na dëmton rëndë financiarisht!

Nëse ndokush e njeh, mirë është ta lajmërojë të bëhet i gjallë, ndryshe e sheh Shqipërinë nga Google Earth!

Sigurisht që rasti do referohet në polici sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandëshkuar.
P.S.

I bën gjithë ceremoninë, i akomodohen një javë në hotel gjithë dasmorët…epo kjo është shumë!” –shkruan hoteli në denoncimin e tij. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...