Ish-kryebashkiakia e Gjirokastrës Zamira Rami u dënua sot nga Gjykata e Posaçme me një vit burgim ndërkohë që dënimi i saj u konvertua në detyrim për të kryer punë me interes publik.
SPAK e akuzon Ramin se ka prishur pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.
Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër.
Zamira Rami erdhi në krye të bashkisë së Gjirokastrës në zgedhjet lokale të vitit 2015, kur PS dhe LSI ishin në koalicion. Rami përfaqësonte LSI-në. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












