Vrasja e Fridman Xhaferrajt, larje hesapesh me cunat nga Lushnja

Shares

Fridman Xhaferraj

25-vjeçari Fridman Xhaferraj është vrarë për larje hesapesh, bëjën të ditur burime nga  Prokuroria e Korçës, pas hetimeve të kryera për ngjarjen e rëndë në të cilën trupi i të riut u zbulua në rezervuarin e Gjançit. 25-vjecari Fridman Xhaferraj është vrarë në Korçë dhe më pas trupi i tij eshte hedhur në rezervuar. Sipas prokurorise Xhaferraj eshte larguar nga shtepia ne daten 22 maj, nje dite pas ndryshimit te mases se sigurise nga arrest me burg ne arrest shtepie.

Ne daten 23 maj, policia ka shkuar ne shtepine e 25 vjecarit per te kontrolluar zbatimin e mases se sigurise, por nuk e ka gjetur. Vëllai i ka deklaruar policisë që i riu ishte nisur per te punuar ne Greqi me disa persona te tjere, raporton Panorama referuar burimeve nga prokuroria e Korcës

Burime te prokurorise pohuan se 25-vjecari është vrare për larje hesapesh dhe shkak i krimit janë bërë konfliktet e mëparshme të viktimës.

Autori i dyshuar i vrasjes është Lulëzim Spahija dhe një 26 vjeçar me iniciale K.B , të dy nga Lushnja.

Pas gjetjes së trupit të pajetë, autopsia vërtetoi se viktima kishte shenja dhune në trup dhe kokë, e si pasojë e tyre kishte ardhur edhe vdekja, ndërsa hedhja në rezervuar ishte thjesht një tentativë për të humbur gjurmët dhe për të larguar vëmendjen nga skena e vërtetë e krimit.

Trupi i Fridman Xhaferrajt u gjet në bregun e rezervuarit e Gjancit me duart e lidhura dhe hematoma të shumta. Krimi besohet se ndodhi një javë përpara se të gejndet trupi i të ndjerit dhe se frasja ndodhi diku tjetër.

Vdekja kishte ardhur si pasojë e goditjeve me mjete të forta dhe jo si pasojë e mbytjes. Trupi i pajetë u pikas mbi ujë në pjesën e cekët të rezervuarit nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan më pas Policinë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...