Dy trafikantë droge kapen në përgjime duke blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit

Shares
numerim votash new

Përgjimet për 2 trafikantë droge kanë zbardhur tentativat për shit-blerje të votës. Hetimet të cilat u finalizuan nga Prokuroria e Tiranës në datën 29 prill, 4 ditë pas zgjedhjeve, treguan se këta persona ishin aktiv në sigurimin e votave.

Dy persona të akuzuar për trafik droge do të hetohen po ashtu edhe për shitblerje të votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj iu dërguan Prokurorisë së Posaçme dhe pritet që Gjykata të jap një masë të dytë sigurimi për korrupsion në zgjedhje, ndërsa hetimet për drogën vazhdojnë në Prokurorinë e Kryeqytetit, raportoi sot Syru tv.

Këta persona flisnin me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë për të siguruar vota për subjekte të caktuara dhe diskutojnë se kush paguan më shumë, mësohet nga përmbajtja e përgjimeve të tyre.

Nga të dhënat, mësohet se këta persona, blenin vota duke premtuar larje të borxheve të energjisë elektrike, duke premtuar naftë dhe ndere të tjera, kryesisht në qytetin e Shkodrës. Ata u vunë në rrjetën e policisë dhe Prokurorisë pas tentativës për të trafikuar drejt Greqisë 10 kilogramë kanabis në datën 29 prill. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...