Parlamenti më i keq i Shqipërisë, mësohet data kur mbyll punimet

Shares

Parlamenti më i keq i Shqipërisë pritet të zhvillojë mbledhjen e fundit më 8 korrik të këtij viti duke u shpërndarë përfundimisht në respekt të Kushtetutës që kërkon mbarimin e funksioneve të tij ndërkohë që në javën e parë të shtatorit nis punimet Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas kalendarit të punimeve në faqen e kuvendit seanca e radhës pritet të jetë më 24 qershor ndërsa një tjetër në fillim të muajit më 1 qershor. Në këto dy seanca sipas axhendës do të ketë raportime të institucioneve shtetërore të pavarura. Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare pritet që të raportojë për veprimtarinë e vitit 2020 në seancën e ditës 1 korrik ndërkohë do të ketë edhe projektligje për hekurudhat.

Ndërkohë pritet që të ketë edhe një seancë tjetër që sipas burimeve nga kuvendi mund të jetë ditën e fundit që kuvendi mbyll punimet, më datë 8 korrik.

Parlamenti actual kaloi disa nga ligjet më të diskutueshme ndërkohë që funksionoi si një parlament gjysmak, pa numrin kushtetues të deputetëve.

Opozita bojkotoi Parlamentin dhe dogji mandatet në pranverën e 2019. Prej atëherë në vend të tyre erdhën një numër deputetësh nga listat të manipulueshëm nga mazhoranca, me ndonjë përjashtim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...