Ish Presidenti Nishani, akuza të ashpra ndaj Bashës: 20 mijë anëtarë të FRPD u përjashtuan nga votimi

Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi sot se 50% e anëtarësisë së PD-së është fshehur dhe se ka pasur persona të cilët kanë votuar më shumë se një herë, ndërkohë që foli në një konferencë për shtyp të grupimit ‘Për PD’. Mbi 20 mijë anëtarë të Forumit Rinor të PD-së janë përjashtuar nga votimi ndërsa qëndrimi i PD-së për 3 mandate në opozitë është përgjegjësi e vetme e Lulzim Bashës, tha Nishani.

“50% e anëtarësisë fshihet. Fakti i dytë, në media është treguar se si nga një person hidhen 7 fletë votimi. Kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike. Basha me shifrat opozitare përfaqëson minorancën e Partisë Demokratike. Për herë të parë në historinë e saj 30-vjeçare nuk qëndron 3 mandate në opozitë. Thirrja jonë është që Partia Demokratike të mos qëndrojë dhe për mandatin e katërt në opozitë. Janë mbi 20 mijë anëtarë të Forumit Rinor të PD-së që janë përjashtuar nga votimi. Nuk mund të mbetemi peng i këtij modeli. Ne kemi marrë përsipër për ta rrëzuar këtë kulturë”, tha Nishani.

Ndërsa ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se gjatë këtij procesi zgjedhor nuk ka pasur një rregullore të brendshme, si dhe nuk ka vendim për largimin e votuesve.

“Nuk ka rregullore të brendshme, nuk ka modalitete. Janë fakte publike. Kërkoni një vendim që janë larguar votuesit. Janë zgjedhje ‘alla-Luli’. tha Ristani.

Arben Imami tha se Lulzim Basha mori 25 mijë vota më pak se në vitin 2017. Sipas tij, një shqetësim tjetër që ka shoqëruar këtë proces është dhe fshehja e listave të anëtarësisë duke deklaruar se vetëm organizatat terroriste i fshehin ato. Grupimi për PD ka mbështetur në garë kandidaten për kryetare, Edi Harxhi që doli e treta.

Në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të zhvilluara ditën e dielë (13 qershor) u zgjodh fitues Lulzim Basha me 81% të votave i cili do të qëndrojë në krye të partisë edhe për 4 vite.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...