Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

Shares

Një person goditi sot me grushte një zyrtare të lartë të Bashkisë së Tiranës.

Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreancionit, Erinda Fino, 40 vjeçe është dhunuar nga një person, me iniciale M.P.

Erinda Fino

Agresori tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet pse drejtoresha e Bashkisë Tiranë është qëlluar nga ky person.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, thuhet në njoftimin zyrtar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...