Sekretari i Shtetit, Antony Blinken kur u pyet mbi vendimin për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha si person i padëshiruar ai i orientoi anëtarët e Kongresit për te Byroja e Çështjeve Legjislative, kurse për median tha se ata mund të marrin përgjigje nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Por e përditshmja Washington Times thotë se ka bërë pyetje dhe nuk ka marrë përgjigje.
“Sidoqoftë, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha kur u pyet nga ‘The Times’ përpara botimit të artikullit të gazetës më 28 maj bazuar në intervistën me ish-kryeministrin shqiptar.
Një zëdhënës i departamentit tha në kushte anonimiteti se zotit Blinken i kërkohet të identifikojë çdo zyrtar dhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë nëse departamenti merr informacion të besueshëm që pretendon korrupsion ose shkelje të të drejtave të njeriut,” shkruan gazeta.
Washington Times thekson se as miliarderi George Soros, që mendohet se qëndron pas këtij vendimi, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetës.
Ndërkaq një zyrtar amerikan ka folur për gazetën e njohur, Washington Times në lidhje me vendimin për Sali Berishën.
Zyrtari që nuk deshi të identifikohej, tha se mënyra si erdhi kjo nuk është e qartë.
“Ky pretendim kundër z. Berisha i befasoi të gjithë në zyrën e çështjeve evropiane”, tha zyrtari për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit.
“Nëse procesi që përshkroi Z. Blinken do kishte ndodhur në të vërtetë, të tjerët nga lart dhe poshtë zinxhirit komandues diplomatik të SHBA do të ishin përfshirë në verifikimin e një pretendimi si ky, përpara se të bëhej publik,” tha zyrtari. “Por këto pretendime erdhën nga lart-poshtë, jo nga poshtë-lart”, citon Washington Times. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












