PS merr edhe shoqatën e bashkive, shkarkohet Voltana Ademi, vjen Ndreu. Cfarë do të ndodhë me padinë për zgjedhjet lokale

Shares

Shoqata e Bashkive ka shkarkuar sot nga posti i kryetares Voltana Ademin që është kryetare e bashkisë së Shkodrës duke zgjedhur në vend të saj kryetarin e bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreun.

Sipas Ndreut ky vendim i sotëm është marrë për shkak se shoqata kishte dy vite që nuk funksiononte, dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet e Ademit, e cila ka thënë se pas këtij veprimi fshihen interesat e socialistëve, për të tërhequr një padi për zgjedhjet e 2019 në Gjykatën Kushtetuese.

“Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej dhe nuk funksiononte. Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjë emrat”, tha Ndreu.

Voltana Ademi u ka shkruar ambasadorëve në vendin tonë një letër për veprimet e ndërmarra nga Ndreu dhe kryetarë të tjerë të bashkive socialiste me synim tërheqjen e padisë për zgjedhjet lokale në Gjykatën Kushtetuese.

Në emër të shoqatës së Bashkive Voltana Ademi ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për zgjedhjet lokale të vitit 2019, të cilat u mbajtën për herë të parë në 30 vite pa opozitën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...