Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të kryeministrit Viktor Urban. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
“Budapest – Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur“, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Kryeministri rama po udhëton drejt Hungarisë duke u nisur nga Turiqa me një ndalim në Bullgari, vendi i cili po mban peng hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut për shkak të konteksteve të gjuhës.
Edi Rama do të rikthehet në Tiranë ditën e mërkurë, para seancës plenare ku pritet të votohet edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












