Vëllai e mbajti kufomën e motrës për dy ditë në shtëpi pas vrasjes që i bëri asaj.
Ka qenë pastruesja e cila ka njoftuar policinë për humbjen e kontaktit me 58-vjeçaren Diana Vukajn e cila u vra me armë zjarri nga vëllai i saj, Fabian Vukaj, 55-vjeç.
58-vjeçarja, Diana Vuka, prej vitesh ishte emigrante në Gjermani, ndërsa ishte kthyer vetëm dy ditë më parë. Në një komunikim për mediat, policia tha se viktima ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit. Pas marrjes së denoncimit, policia ka mbërritur në banesën pranë shkollës “Ndoc Mazi” dhe ka gjetur të vdekur Diana Vukajn, ndërsa kanë bërë arrestimin e vëllait të saj si autor të dyshuar.
Ndërkaq shoqja e Dianës, Rajmonda Sokoli thotë se Diana ishte një person shumë i mirë që e ka ndihmuar të vëllain me gjithçka, por ai i mori jetën. Diana i dërgonte të vëllait çdo muaj 300 euro, tregon Raimonda.
“Dianën e kam njohur si një njeri të mrekullueshëm. Kemi bërë planet për të ardhur për të kaluar kohë në Velipojë bashkë. Nuk më besohet ende. Diana ka qenë një shoqe e mirë, një motër e mirë, e ka ndihmuar gjithmonë. Nuk mund ta imagjinoj si ka ndodhur kjo punë. Më ka thënë 300 euro në muaj i ka çuar për çdo muaj. E kanë dashur të gjithë në Gjermani”, tregon ajo.
Shtetasja Rajmonda Sokoli tregon që shoqja e saj që të premten nuk përgjigjej. Ajo rrëfen se të premten i kishte thënë të mos shkonte në shtëpi pasi ishte me njerëz. “Hë moj shpirt ku je i thashë, më tha: Jam në shtëpi. I thashë-po vij- më tha jo sot mos hajde, dëgjohemi nesër. E kam marrë të nesërmen për çdo minutë, i kam thënë të lutem dil por nuk më ka dalë.”
Autori i krimit njihej si një person që kishte probleme me alkoolin dhe luante shpesh bixhoz. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












