Dekonspirohet testi i Gjuhës dhe Letërsisë, publikohet në rrjete sociale, ministria serish nuk mbron dot fshehtësinë

Shares

Është publikuar testi i Gjuhës dhe letërsisë para se të përfundojë provimi i gjuhës së Maturës që mbahet sot.

Provimi ka nisur në orën 10 në të gjitha shkollat e mesme të të gjithë vendit, ndërkohë që në të njëjtën orë, teza e provimit është dekonspiruar.

Eksperti i PD për Arsimin, Ndricim Mehmeti ka publikuar tezën duke dashur të sensibilizojë strukturat e hetimit në lidhje me këtë skandal që përsëritet cdo vit.

“Nuk heqim.dore nga tradita e mire e daljes, shperndarjes dhe zgjidhjes se testit ne kohen e duhur.

Qe ne oren 10.00 testi i Gjuhes Shqipe dhe Letersise ka marre rruget nga shkollat ne tryezat e kafeneve per zgjidhje dhe dorezim pergjigjesh ne kohen e duhur.

E kam te qarte qe fajin e ka opozita, se ka brenda ata te FRPD dhe mesues te djathte qe duan ti nxijne faqen arsimit Rilindas

Ky eshte nje mireadminstrim i çorganizuar me sukses nga Ministria e Arsimit. Mos e kerkoni fajin askund veç paaftesise tuaj

Suksese ne jete zysh Kushi”, shkruan Mehmeti. a.b

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.No photo description available.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...