FOTO/ Gruaja që ra nga urbani, nënë e tri fëmijëve, vetëm 46 vjece

Shares

Mimoza Kasa, 46 vjecare, nëna e tri fëmijëve ndërroi jetë pak orë pasi ra nga autobusi një natë më parë ndërsa po kthehej nga puna. Pas aksidentit ajo u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar ditën e sotme Dritan Pashën, shoferin e autobusit. Ky i fundit akuzohet sek a kryer manovra të rrezikshme që kanë bërë që 46-vjeçarja të binte.

Edhe policia nuk ishte e qartë një ditë më parë teksa njoftoi jo zyrtarisht incidentin që u kthye nga i cuditshëm në tragjik. Sipas njoftimeve të para urbani kishte pësuar një difekt dhe gruaja ishte hedhur nga dritarja për shkak të panikut.

Lajmi u transmetua në disa tv dhe media online në këtë formë duke  shënuar edhe një rast tjetër papërgjegjshmërie të mediave në Shqipëri.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...