Detaje të reja nga vdekja tragjike e valltarit francez në Pire, 8 ditë në fund të një rezervuari të tharë

Shares

Valltari francez grek, Timothy Radocic, ka qenë i gjallë për tetë ditë me radhë, i bllokuar në rezervuarin e një vile të shkatërruar në Mavromichalis të Pireut në greqi përpara se të jepte shpirt.

Ai thërriste për ndihmë, por askush nuk po e dëgjonte, mësohet nga shënimet që ai ka lënë ndërsa Ai ndodhej në një rezervuar bosh, pesë metra të thellë, të një vile të shkatërruar,shkruajnë mediat greke.

Autoritetet greke, teksa kanë konstatuar trupin e viktimës 9 muaj nga zhdukja e tij, kanë mbetur të shokuar nga ajo që kanë parë. Në 21. gusht 2020 ai i shkruante familjarëve se ishte bllokuar e po qëndronte pa ujë e ushqim për ditë me radha. Ndërsa ditën e fundit, ku dhe ndërroi jetë ai shkroi: “Provova gjithçka…”

Viktima nuk i ka kursyer mesazhet në drejtim të familjes: Ju dua, babi, Rick, Tiffany”. Ju dua shumë familja ime”. Ai i drejtohej kështu babait, të vëllait dhe motrës. Avokati i çështjes e ka cilësuar vdekjen e Timothy si jo aksidentale, duke paralajmëruar që në ditët në vijim do të ketë zhvillime të tjera në këtë drejtim.a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...