VLORË/ Aksident i rëndë, makina godet dy të mitur në një lagje të qytetit

Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë këtë mesditë në lagjen Ali Demi të qytetit.

Dy fëmijë të mitur janë plagosur pasi u goditën nga një makinë qe drejtohej nga një 42 vjeçar.

Informacion paraprak

Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...