Vihet në pranga bashkëpuntorja e autorit të vrasjes së shtetasit Kudret Saliaj dhe të plagosjes së shtetasit Adriatik Camaj.
Në vijim të informacionit të dhënë më parë për kapjen dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në vazhdimësi të hetimeve të kryera nga grupi hetimor bënë të mundur arrestimin e shtetases:
DHurata Saliaj 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
“Shtetasi Mexhit Picari, 53 vjeç, i arrestuar po sot nga Policia dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen DH. S, ( vajzën e tij) janë autorë e ngjarjes se ndodhur, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi K. S. (ish-bashkëshorti i shtetases Dh.S) dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/