Policia arreston autorin e vrasjes te Gjykata, Picari në pranga

Shares

Është arrestuar autori i vrasjes që u krye sot te Gjykata e Tiranës. Policia ka vënë në pranga Mexhit Picarin pak orë pas ngjarjes së rëndë ku Picari vrau ish dhëndrrin e tij ndërsa plagosi edhe një avokat.

Cifit qe po divorcohej kishte tre femije dhe arsyet e divorcit lidheshin me tradhtine bashkeshortore. Padia për divorc është paraqitur nga viktima në 24 dhjetor 2020. Çështja kryhej me gjyqtaren Irena Plaku. Deri sot ishin zhvilluar 4 seanca dhe sot në orën 12:00 ka qenë seanca e pestë.

NJOFTIMI/ Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë.

Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.

MË HERËT/ Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e përgjakshme që ndodhi sot pranë gjykatës së Tiranës ku një person u vra dhe një tjetër u plagos.

Viktima Kudret Saliaj është qëlluar nga vjehrri Mexhit Picari me të paktën 5 plumba. Saliaj ka mbetur i vrarë në vend ndërsa një ish prokuror që ndodhej në kafen ku ndodhi ngjarja, Adriatik Camaj, është plagosur pa rrezik për jetën.

Detajet e policisë:

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...