Përleshje me armë në Hanovër, vritet 25 vjecari shqiptar

Shares

Një shqiptar nga Kosova u vra sot pas përplasje me armë në Hanover të Gjermanisë.

Autoritetet policore kanë raportuar se viktima i cili në makinën e tij luksoze Porsche u përfshi një sherr me një tjetër person i cili ishte me një makinë “Merecdes Benz”.

Pas debatit të ashpër dhe përleshjes fizike sipas dëshmitarëve dy të rinjtë kanë përdorur armët duke qëlluar në drejtim të njëri tjetrit. Për pasojë plumbat i kanë marrë jetën një 25-vjeçari shqiptar, ndërsa ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij apo i personit që u përfshi në konfliktin e armatosur.

Mësohet se viktima ishte një emër i njohur për policinë gjermane pasi disa kohë më parë kishte marrë një dënim me kusht për armëmbajtje pa leje, raportojnë mediat gjermane.

Sipas asaj që raportohet në mediat Gjermane, makina “Porsche” e shqiptarit lëvizi për disa metra pa e kontrolluar shoferi pasi ishte qëlluar për vdekje. Ndërsa makina “Mercedes” e cila po ashtu ka shenja plumbash në xham, u braktis nga autori. a.a

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...