Mexhit Picari rrëfeu një vit më parë problemet më dhëndrrin, foli në një emision televiziv

Shares

Vjehrri që vrau ish dhëndrrin sot tek gjykata e Tiranë ka shpjeguar konfliktet në familjen e dikurshme të vajzës edhe në media. Një vit më parë ai ka rrëfyer për emisionin Uniko se dhëndërri e tradhtonte të bijën.

Ndërkaq mësohet se Mexhit Picari ka qënë polic më herët.

Ai ka rrëfyer në tv klan plus një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë për arsey femrash.

“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash.

Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash.

Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt për emisionin Uniko.

Picari vrau sot dhëndrrin në një kafe pranë gjykatës së Tiranës ndërkohë që pritej të bëhej seanca e pestë e divorcit. Bashkë me ish dhëndrrin e tij mbeti i plagosur edhe avokati. a.b

Ngjarja e sotme:

NJOFTIMI/ Policia e Tiranes vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur pak më parë.

Fale reagimit të menjëhershëm  të Policisë  dhe  veprimeve të  shpejta profesionale u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, shtetasi Mexhit Picari.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia zhvilloi shumë kontrolle dhe pas informacioneve të marra u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes dhe kapja e autorit.

MË HERËT/ Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me ngjarjen e përgjakshme që ndodhi sot pranë gjykatës së Tiranës ku një person u vra dhe një tjetër u plagos.

Viktima Kudret Saliaj është qëlluar nga vjehrri Mexhit Picari me të paktën 5 plumba. Saliaj ka mbetur i vrarë në vend ndërsa një ish prokuror që ndodhej në kafen ku ndodhi ngjarja, Adriatik Camaj, është plagosur pa rrezik për jetën.

Detajet e policisë:

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...