Agron Shehaj: Votat u vodhën por Basha humbi, të jepte dorëheqjen

Shares

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj tha sot gjatë një takimi me demokratët në Durrës se vërtet janë vjedhur një numër shumë i madh votash me 25 prill por fajin për humbjen sipas tij e ka sërish Basha.

Ai tha se pas humbjes së zgjedhjeve, Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi dështoi të rrëzonte Edi Ramën.

“Po kandidoj sepse dua që PD të forcohet , të ndryshojë dhe të ekemi mundësi nesër të mundim Edi Ramën.

Fatkeësisht lidershipi i PD po kërkon të kalojë këtë humbje pa asgjë sikur qëndrimi në opozitë për 12 vite nuk është ndonjë problem i madh. Mbase nuk është një probelem i madh i lidershipit por është problem ëpr qytetarët të cilët do të vazhdojnë të vuajnë të jenë pa punë. Mënyra për të forcuar PD është nëpërmjet 4 elementëve kryesorë që unë besoj do ndikojnë

LIstat e Deputetëve, jam i bindur se lista duhet të bëhet nga anëtarët , janë ata që duhet të votojnë se kush duhet të jetë në listë.

Përgjejgësia e liderit të PD jam i bindur se lideri duhet të japë dorëheqje dhe nuk duhet të ketë mundësi me të rikandidojë. Nëse nuk fiton duhet të largohet nga posti i liderit.

Modernizimi i përfshirjes së anëtarësisë nëpërmjet një platforme online, për të marrë mednimin e tyre në lidhje me cështje të ndryshme.

Financimi , të bëhet e qartë si financohet dhe të bëhet shmangia e këtyre financave nga persona të dyshimtë.
Zoti Basha ju premtoi me dhjetëra herë që do rrëzonte Ramën, ju tha se do e rrëzonte nëpërmjet protestave, biojkotit, apo zgjedhjeve, dështoi, por prapë nuk e lëshon karrigen”, tha Shehaj. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...