PD/ Sot mblidhet kryesia dhe Keshilli Kombëtar, ende enigme mbetet qëndrimi i grupit të ri parlamentar

Shares

Pas pak do të nisë në selinë e Partisë Demokratike mbledhja e  Kryesisë dhe pak më vonë edhe Këshilli Kombëtar.

Axhenda e të dy mbledhjeve lidhet me zgjedhjet e 25 Prillit dhe analizën e rezultatit në çdo qark.

Deri tani kreu i kësaj partie, Lulzim Basha i ka konsideruar zgjedhjet një masakër elektorale dhe ka njoftuar se nuk do të njohë rezultatin e tyre.

Mbledhjet zhvillohen në një atmosferë debati brenda PD në lidhje me largimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Sjelljet e Bashës deri tani lënë të kuptohet se ai nuk jep dorëheqje ndërsa mbështetet në këtë vendim nga degët kryesore të PD. Megjithatë ai ka deklaruar se demokratët do të kenë mundësi të zgjedhin me votë kryetarin e tyre.
Edhe zëra nga grupi parlamentar kanë mbështetur Bashën pa hezitim megjithëse nunri i zërave të shprehur publikisht është ende i vogël. e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...