Basha në mbledhjen e kryesisë: “Në këtë parti ka vend për idetë e gjithsecilit për të çuar përpara betejën”

Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot në mbledhjen e kryesisë se duhet të jemi me një zë në lidhje me faktin se zgjedhjet janë vjedhur.

“Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prilllin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.

Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.

E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurre për nje HAJDUT tjeter me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias”, tha Basha, në një njoftim të shpërndarë në mënyrë të diferencuar nga zyra e shtypit e PD, për disa media në Tiranë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...