Basha në Këshillin Kombëtar: Të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë

Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar duke theksuar se në sfidën  që ka përpara PD e mbështesin të gjithë demokratët dhe të gjithë shqiptarët.

”Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe. Por ne kemi me vete mbështetjen e jashtëzakonshme nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët”, tha Basha.

“Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë”, theksoi Basha gjatë fjalës së tij më Këshilkin Kombëtar. e.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...