Vodhën paratë dhe shkuan ti hedhin në bankomat, çfarë bën grabitësit që vranë 20 vjeçaren në Greqi

Shares

Emisioni “Dritë në Tunel” ka publikuar disa dëshmi të reja të personave që i kanë parë grabitësit në lidhje me grabitjen tragjike në Greqi ku mbezi e mbytur një nënë 20 vjeçare.

Një grua ka telefonuar gjatë emisionit dhe pretendon se ka parë dy persona teksa depozitonin një shumë të madhe parash brenda në një ATM, transmeton e-thesalia.gr

Ata, nga ankthi, i vendosën paratë në makinë të gjitha bashkë dhe iu bllokuan. Kërkuan ndihmë nga i dashuri im që t’i ndihmonte,”-tregoi ajo duke pohuar se ua mbante mend fytyrat.

Më herët edhe bashkëshorti i 20-vjeçares ka dhënë dëshmi të rëndësishme për të dhëna fizike rreth autorëve.

Dy prej grabitësve ishin rreth 1.80 të gjatë, të hollë dhe mbanin veshur kapuça. Ndërsa i treti ishte më i shkurtër, me gjatësi rreth 1.70 cm dhe më i mbushur në trup. Ajo që vuri re piloti 32-vjeçari është edhe fytyra e tij, në një moment kur ai hoqi maskën. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...