Sekuestrohet pasuria e dy trafikantëve, me miq në pushtet do bëheshin biznesmenë

Shares

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasurinë e shtetasve Ardian Doçaj, Astrit Beqiri etj.

Nga studimi i akteve rezulton se autoritetet daneze të drejtësisë kanë kryer një hetim proaktiv ndaj disa shtetasve shqiptarë me banim në Danimarkë dhe jashtë saj, si shtetasi Sokol Krasnici (alias Jetmir Kastrati), A. Doçaj etj, për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, pastrimit të produkteve të veprës penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që kanë operuar jo vetëm në territorin e Danimarkës, por dhe në Gjermani, Holandë, Suedi, Belgjikë, Shqipëri etj.

Ata kanë pak pasuri në Shqipëri, për mungesë lidhjesh, përndryshe mund të ishin transformuar në biznesmenë.

Pas regjistrimit të procedimit penal pasuror, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kreu një hetim financiar dhe pasuror të shtetasit A. Doçaj dhe familjarëve të tij.

Në përfundim të hetimit, bazuar në parashikimet e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (“Ligji Antimafia”), me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 12 datë 04.05.2021, ndërmjet të tjerave ka vendosur: sekuestrimin e një shume prej 4.000 eurosh (llogari bankare); sekuestrimin e një njësie shërbimi, me sipërfaqe 134 m2 në lagjen “Plazh”, Durrës; sekuestrimin e një apartamenti me sipërfaqe 122.58 m2 në Tiranë; sekuestrimin e një apartamenti me sipërfaqe 116.83 m2 në Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...