ITALI/ Humb jetën emigrant shqiptar, bie pllaka nga ndërtesa

Shares

Një emigrant shqiptar humbi jetën sot në Itali pas një aksidenti në vendin ku ai punonte. Flamur Alsela, 50 vjeç, punonte në një kantierin e ndërtimit të qendrës së re të shpërndarjes së kompanisë Amazon në Provincën e Alesandrisë.

Alsela humbi jetën pas shkëputjes së një pllake të pavendosur mirë, e cila shkaktoi prishjen e të gjithë strukturës. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë punëtorë të tjerë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. 50-vjeçari shqiptar jetonte në Chiari dhe ishte përgjegjës në kompaninë e ndërtimit për të cilën punonte, raportojnë mediat italiane.

Hetimet fillestare tregojnë se vdekja e shqiptarit erdhi si pasojë e shkëputjes së një pllakë të pavendosur jo mirë dhe prishja e strukturës shkaktoi tronditje të madhe. Për pasojë, personat që punonin në atë zonë kanë rënë deri në 6 metra nga tronditja e madhe.

“Mendimet tona dhe ngushëllimet e përzemërta për familjet e punëtorëve të përfshirë”, ishte ngushëllimi i Amazon pak  orë pas tragjedisë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...