Presidenti Meta publikon datën kur do të largohet nga Presidenca

Shares

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se kur ka ndërmend të largohet nga Presidenca. Ai përmes një mesazhi që zëdhënsi i tij Tedi Blushi ka publikuar sot në rrjetet sociale ka dhënë edhe datën se kur do të kthehet tek partia e tij.

“Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve”, shkruan Blushi në mesazhin e tij.

Pak ditë më parë Presidenti Meta deklaroi se dot ë jepte dorëheqjen nëse Edi Rama fiton zgjedhjet. Ai tha se dot ë kthehet në krye të opozitës për të rrëzuar kryeministrin. Duket se meta nuk ka ndërmend të japë dorëhqejn deri më 24 korrik 2022 kur edhe i mbaron mandati si President. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...