Ambasada publikoi rastet kur nuk është e nevojshme të kryejnë tampon ndërsa periudha e karantinës është ulur nga 14 në 10 ditë.
Njoftimi i ambasadës:
Nga 22 prilli deri më 30 prill 2021 (nëse nuk do ketë shtyrje), është e detyrueshme për ata që hynë në Itali nga Shqipëria që të pajisen një test molekular ose antigjenik negativ, i cili duhet të jetë kryer përmes tamponit brenda 48 orëve përpara hyrjes në territorin italian.
Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: hynë në Itali dhe qëndrojnë për një periudhë jo më shumë se 5 ditë për nevoja të dëshmuara pune, shëndeti apo urgjencë absolute.
Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: udhëtojnë tranzit në territorin italian me mjetin e tyre privat dhe nuk qëndrojnë më shumë se 36 orë.
Nuk duhet të kryejnë tamponin: fëmijët nën moshën 2 vjeç.
Nuk duhet të kryejnë tamponin ata që: kthehen nga Shqipëria, ku kanë udhëtuar për motive të dëshmuara pune për një periudhë qëndrimi jo më shumë se 5 ditë, për llogari të ndërmarrjeve dhe shoqërive që kanë zyrat qendrore apo dytësore në Itali.
Njoftohet gjithashtu se periudha e karantinës është ulur nga 14 në 10 ditë, në fund të së cilës është e detyrueshme të kryhet test molekular ose antigjenik përmes tamponit.
Për më shumë detaje, ftojmë të përditësoheni në linkun e mëposhtëm. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












